Ish-presidenti Morati beson: Mesi te Inter nuk është e pamundur, nevojitet një sforco e klubit

Lionel Mesi është një ëndërr për shumë klube në botë, mirëpo askush nuk ka mundur të mëndojë seriozisht për një transferim të argjentinasit për shkak të klauzolës së lartë që kishte vendosur klubi i Barcelonës. Mirëpo, në këto dy vitet e fundit situata ka ndryshuar dhe sulmuesi e ka vetë në dorë të ardhmen e tij, falë një marrëveshje me Barcelonën e cila ka pranuar ta lërë të lirë futbollistin nëse preferon të largohet.

Ndërkohë, Interi gjithnjë ka shpresuar se një ditë mund të bashkohet me argjentinasin, ndërsa një që beson se kjo mund të ndodhë është ish-presidenti i zikaltërve, Masimo Morati. Ai ka theksuar se nevojitet një sforco nga ana e klubit për të transferuar “pleshtin”, por kjo nuk është e pamundur.

“Nuk mendoj se është e ndaluar të ëndërrosh për Mesin te Interi. Nuk ishte as para kësaj fatkeqësie si koronavirusi. Mesi është në fund të kontratës dhe nevojitet një sforco nga ana e klubit. Në muajt e ardhshëm do të shohim gjëra shumë të çuditshme”, u shpreh Morati. /VipSport.al/