Ish-mbrojtësi i Skënderbeut tregon ofertat: Nuk ishte Atalanta, por ishte një tjetër klub i Serisë A

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti tashmë po vazhdon karrierën në Suedi me skuadrën e Kalmarit. Për lojtarin është përfolur se pati një interesim nga Serie A dhe këtë e konfirmon vetë Aliti në një intervistë për “Telegrafi”.

“Është e vërtetë që ka pasur interesime në janar, por vendosa të qëndroj në Kalmar. Ka pasur interesime nga Superliga e Turqisë, por edhe nga një klub i Serie A”.

A ishte Atalanta? “Jo, jo nuk ka qenë Atalanta, ka qenë një skuadër tjetër, por në fund nuk ishte oferta e duhur. Unë tani jam 26-vjeçar dhe duhet të mendoj mirë para se të bëjë një hap të radhës. Jam gati për tu larguar në verë, por duhet të vije oferta e duhur si për mua ashtu edhe për Kalmarin”, u shpreh Aliti. /VipSport.al/