Ish-mbrojtësi i Atletikos tregon duelet me Mesin: E kam goditur gjithmonë, nuk ia kam kërkuar fanellën

Duelet mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës janë gjithnjë shumë të zjarrta, e për pasojë edhe përplasjet e futbollistëve në disa raste duke kaluar limitet janë bërë të zakonshme. Këtë e ka treguar edhe ish-futbollisti i Atletikos, Felipe Luis.

Mbrojtësi brazilian shpeshherë ka pasur detyrën për të frenuar Mesin, ndërsa tregon se i është dashur edhe ta godasë për ta ndalur. Ndërkohë, zbulon se nuk ia kërkuar asnjëherë fanellën pasi në fushë nuk me atë mendje por vetëm për të fituar.

“Gjithnjë e kam goditur për ta frenuar, por ai kurrë nuk më është ankuar. E admiroj atë për futbollin që luan. Nuk ia kam kërkuar kurrë fanellën pasi unë futem në fushë për të fituar, jo për të luajtur kundra tij. Megjithatë, e gjithë bota e di atë që mendoj për të. E vetmja gjë që mbetet është ta shijojmë pasi nuk dihet se sa vite apo dekada do të kemi sërish rastin të shohim një si ai”, u shpreh Luis. /VipSport.al/