Ish-futbollisti i Juventusit: Kumbulla nuk është si mbrojtësit e tjerë, kur e shoh më kujton Kielinin

Marash Kumbulla është kryefjala e merkatos së medieve italiane e spanjollë së fundmi. Të gjithë flasin për aftësitë e 20-vjeçarit e madje kanë filluar ta krahasojnë me legjenda të mbrojtjes. Federiko Balzareti në një intervistë për “DAZN” ka folur rreth Marashit dhe e krahason atë me Kielinin kur ishte në moshë të re.

Balzareti është një emër i njohur për futbollin Italian, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Juventusin si dhe numëron dhjetëra paraqitje me kombëtaren e Italisë. Ish-mbrojtësi i majtë shprehet se Kumbulla është një mbrojtës, i cili përqëndrohet vetëm të ruajë portën dhe jo të organizojë aksionet e skuadrës së tij.

“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre që të mos pësojnë gol. Nga ana fizike, ai më kujton pak mbrojtësin Xhorxho Kielini në fillimet e tij”, u shpreh Balzareti. /vipsport.al/

Federico Balzaretti AS Roma. Allenamento AS Roma. AS Roma Football training. Roma 16-07-2014 Trigoria. Football Calcio 2014/2015 Serie A. AS Roma. Foto Antonietta Baldassarre / Insidefoto