Investigimi i “VipSport” / Sa shumë Partizan në tërë Superioren

Partizani është një skuadër me shumë histori në futbollin shqiptar, e madje ka qenë dhe mbetet një shkollë futbolli, duke nxjerrë talente që kanë spikatur jo vetëm në futbollin në vend, por edhe në Kombëtare apo dhe jashtë vendit në kampionate të njohura.

Në fakt, po t’i hedhësh një sy skuadrës së kuqe, në vitet e fundit, ajo që vë re është se në formacion vetëm Jurgen Bardhi është futbollisti që ka dal nga akademia e kuqe.

Shumë pak për të kuqtë, por po t’i hedhësh një sy në futbollin shqiptar, sidomos në Superiore nuk mungojnë lojtarë që kanë dalë nga të kuqtë, dhe që po spikatin në skuadrat e tjera të elitës…

Po e nisim nga Kukësi, në skajin më verior, aty ku krahas portierit të parë Dashamir Xhika që ka dalë nga moshat e kuqe, por ka qenë për shumë vite pjesë e Partizanit është edhe një tjetër talent, Markovanbasten Çema, që ka një lidhje të hershme me të kuqtë. I ati i vet, tifoz nga ata më të thekur, vëllai pjesë e moshave dhe të kuqve dhe vetë Markovanbasteni që pasi luajti me ,moshat shkoi në ekipe të tjera për më shumë hapësira…

Në Korçë, Marjo Dajsinani, që ndonëse luajti me Besën ishte pjesë e të kuqve për pak seozni dhe nga aty doli në futbollin e të rriturve…pa harruar edhe Gjergji Muzakën…Te Tirana është Erando Karabeci dhe Edvan Bakaj…

Ajo që vëm re është se talentet e Partizanit nuk mungojnë, madje po spikatin, Bëhët fjalë për Sherif Kallakun që po luan me Teutën në Durrës. Për të vijuar edhe me Bylisin, aty ku ka shumë ish-ë të kuq. Që nga Ardit Pepooshi, që ka luajtur që 17 vjeç me Partizanin, por edhe me Marjo Barjamajn, 21-vjeçarin që po spikat këtë sezon me Bylisin. Por me të kuqtë kanë luajtur edhe Stivian Janku dhe Valentino Murataj në ekipet e moshave.

Nuk mungojnë nga produkti i familjes së kuqe edhe te Luftëtari, aty ku po spikatin Franci Lala si titullar tërë sezonin në mbrojtje, apo dhe një nga me të dalluarit te Luftëtari dhe në Superiore, Gresild Lika edhe ky që ka dalë nga shkolla e kuqe, madje të gjithe e mbajne mend si nr.10 të ekipeve të moshave te të kuqtë.

Pa harruar edhe Joan Çelën që është një tjetër titullar te Luftëtari. Janë shumë, aq shumë sa mund të formosh dy ekipe për Superioren tonë…

E.Saliu/Vipsport.al/