Iniesta: Nuk jam ngopur me futbollin, në Japoni nuk kanë frikë nga koronavirusi

Andres Iniesta edhe përse larg arenës së madhe të futbollit, po vazhdon të luajë dhe po e bën atë më së miri. Legjenda e Barçës, prej ikjes së tij nga katalanasit në vitin 2018 aktivizohet me Visel Kobe në Japoni dhe ka arritur të ndihmojë skuadrën modeste të arrijë te trofetë.

Mesfushori, edhe pse tashmë është 35-vjeçar, herë pas here dhuron magji me topin ndër këmbë. Në një intervistë për mediet e atdheut të tij, spanjolli tregon se dëshiron të luajë akoma futboll dhe se koronavirusi në Japoni po trajtohet ndryshe nga shtetet e tjerë të globit.

“Ekziston shqetësimi për lajmet që vijnë nga Spanja, po e jetojmë me ankth këtë situatë familjarisht. Në Japoni është ndryshe, njerëzit po bëjnë një jetë normale. Më pëlqen të luaj akoma futboll dhe kam një kontratë deri në vitin 2021 me Visel Kobe. Ky moment relaksi mund të më ndihmojë për të menduar për diçka tjetër”, u shpreh Iniesta. /vipsport.al/