Ilir Daja si Rambo, Nora e Bejzade s’përmbahen në “Facebook” ndaj ish-trajnerit

Elbasani është një skuadër që ka histori në futbollinm shqiptar, ndonëse në një dekadë e gjysmë së fundmi është duke vuajtur për shkak të mungesës së financave për të qenë një skuadër kampione, e madje ka diskutuar edhe ekzistencën…

Por, sezoni 2005/2006 nuk harrohet kurrë nga tifozët e zjarrtë të Elbasanit, kur skuadra e tyre e zemrës shpallej kampione e Shqipërisë. Në pankinë ishte Ilir Daja, ndërsa në fushë luftonin emra të njohur si Safet Osja, Klodian Asllani, Klevis Dalipi, Nevil Dede, Skerdi Bejzade, Arlind Nora, Endri Vrapi, Abraham apo Julian Brahja e ndonjë tjetër.

Në këto kohë karantine, lojtarët dhe ish-lojtarët gjejnë kohë që të rikthehen në arkivat e tyre, e madje duke nxjerrë edhe foto, apo dhe ngacmime me njëri-tjetrin, e në një farë mënuyrë edhe duke kujtuar “bëmat” e së shkuarës…

Nora ka postuar një status të modifikuar të stafit teknik të verdhebluve, aty ku faqja e njohur Patate, bën shaka me Ilir Dajën, ish-trajnerin e skuadrës kampione.

“Rambo ynë”, shkruan Nora, teksa nuk mungon replika e ish-kolegut të sulmit. “Tamom si Rambo, mbaj mend që ju denoi juve, se kishit dalë natën nga hoteli. Vrapi shpëtoi më duket”, shkruan Bejzade. Në bisedë përfshihen edhe ish-lojtarë të tjerë të elitës të kohës ëë Bejzades e Norës.  

E.Saliu/Vipsport.al/