I pari në Europë, bilardisti Kaçi i zhgënjyer: Asnjë faleminderit nuk e marr nga shteti jonë!

Eglent Kaçi është nga ata sportistë që flamurin shqiptar e ka dërguar në majat më të larta. Kaçi është një nga bilardistët më të shquar shqiptar, ndërsa arritjet e tij janë edhe në skenën europiane.

Talenti Kaçi ia ka dalë të fitojë pesë medalje në kampionatet Europianë të moshave dhe është kampion për të rritur në disiplinën e 8-tshit.

Së fundmi, ka qenë vetë 21-vjeçari, i cili ka bërë të ditur se është rënditur në vendin e parë të klasifikimit europian, duke lënë pas një bilardist gjerman dhe estonez. Mirëpo, laçiani ndjehet i zhgënjyer pasi ky sport në Shqipëri nuk vlerësohet dhe ai nuk ka marrë asnjë vlerësim, as një falenderim nga ana e shtetit. /VipSport.al/