I dashuri i mamasë së Nejmar është fans i çmendur i Real Madrid

Mamaja e Nejmar, Nadine Gonçalvesh ka vendosur të nisë një histori dashurie me modelin Tiago Ramos. 22-vjeçari nga Brazili ka një të kaluar si futbollist dhe siç raportojnë mediet spanjolle, është një person shumë i lidhur me futbollin. Ai ka dështuar të jetë një futbollist i niveleve të larta dhe vendosi të lërë futbollin.

Por kjo nuk do të thotë se ai nuk e ndjek lojën më të populluar në Europë e madje i është zbuluar edhe skuadra për të cilën bën tifo. Ramos në postimet e tij në “Instagram” ka foto në stadiumin e Real Madridit dhe nëpërmjet komenteve në foto tregon se është një fans i çmendur i Realit.

“Dje ëndërroja, sot u bë realitet! Ky ishte reagimi im, kur arrita këtu. Sa e çmendur është jeta dhe sa i mahnitshëm është ky vend. Mrekullohem vetëm që isha brenda shtëpisë së Real Madridit, u ula në pankinën më të titulluar të Champions. Sot jam në të njëjtin vend, ku luanin idhujt e mi. Vërtet e pabesueshme! Por jeta është e tillë, ëndrrat mund të realizohen, thjesht duhet të kesh besim dhe besim”, shkruan ai në seksionin e komenteve poshtë njërës prej fotove. /vipsport.al/