Gledi Mici: Shkëndija më ka ofruar rinovimin, Tirana meriton titullin

Gledi Mici po e kalon karantinën në Maqedoninë e Veriut, atje ku edhe aktivizohet me Shkëndijën e Tetovës. I intervistuar nga Super Sport, 29-vjeçari tregon se rregullat në vendin fqinj janë po aq të rrepta sa në Shqipëri, por ato akoma stërviten. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shprehet se pasi të lërë futbollin do të jetojë në SHBA-ës.

IZOLIMI- Kufizimet nuk janë aq të rrepta si në Shqipëri dhe dalim të bëjmë stërvitje. Kam një pasaportë amerikane dhe dua që pas karrierës së futbollit të qëndroj andej. Me Shkëndijën kemi pasur një kampionat shumë të vështirë, por futbolli prandaj është i bukur.

E ARDHMJA- Jemi në një situatë shumë të vështirë dhe nuk e di. Futbolli tani ka kaluar në plan të dytë dhe nuk e di të shohim çfarë do të ndodhë për vitin tjetër. Jam në kontakt me drejtuesit që më kanë ofruar rinovimin, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.

SKËNDERBEU- Kam besim që do të ringrihen sepse janë ekip me mentalitet fituesi. Besoj se me trajnerin që kanë dhe presidentin do e gjejnë një zgjidhje. Fituesi i Superligës? Kampion këtë vit e meriton Tirana pasi ka bërë paraqitje shumë të mirë. Normalisht si çdo lojtar tjetër dhe unë kam ëdërr të luaj për kombëtaren e shpresoj që një ditë të realizohet. /vipsport.al/