Gjimshiti: Partnerja ime po prodhon maska falas, Bergamo po vuan

Berat Gjimshiti këtë sezon ka arritur të jetë në fomrën e tij më të mirë dhe të ndihmojë Atalantën në sukseset historikë në Champions League. Para se të mbylleshin të gjitha dyert e stadiumeve, skuadra e Gasperinit arriti të eliminojë Valencian dhe të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioëve në herën e parë që ata ishin pjesë e këtij kompeticioni në historinë e tyre.

Gjithsesi, gjithçka tashmë ka kaluar menjanë dhe lufta ke virusin na ka përfshirë plotësisht. Të gjithë mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe solidariteti është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë për të gjithë. Gruaja e Gjimshitit punon si stiliste dhe në kohë të zakonshme qep rroba të ndryshme.

Në këtë periudhë ajo ka vendosur ta ndryshojë tërësisht misionin e saj dhe ka vendosur të qepë maska për njerëzit që kanë nevojë për një të tillë. Berati tregon se partnerja e tij i krijon ato e më pas ia jep falas kujtdo që ka nevojë. Mbrojtësi gjithashtu tregon edhe mbi situatën e tmerrshme, që po kalon qyteti ku ai jeton, Bergamo.

“Ideja lindi kur e pamë situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz kërkojnë maska ​​dhe nuk i gjejnë dot. Partnerja ime i krijon ato dhe më pas ia dërgon falas atyre që nuk kanë mundësi t’i blejnë. Ndihma e të gjithëve është e nevojshme, si për ata që vuajnë, ashtu edhe për mjekët dhe infermierët që bëjnë gjëra të mëdha në spitale.

Ne jemi të gjithë në vështirësi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë dhe për të cilën nuk ishim të përgatitur. Por njerëzit e Bergamos janë të fortë dhe do të jenë në gjendje të ngrihen përsëri. Rastet e reja të vazhdueshme më frikësojnë. Shpresojmë të arrijmë në fund shpejt sepse do të nënkuptojë një përmirësim të përgjithshëm në një situatë që ka parë gjithmonë infeksione të reja.

Ne nuk mund të stërvitemi siç bëjmë zakonisht së bashku me ekipin dhe stërvitjen me topin në këmbë çdo javë. Po mundohemi të gjejmë mënyrat më të mira për të qëndruar në formë. Të luash pa tifozët bën që gjithçka të duket miqësore, kështu që qëndrimi i duhur psikologjik do të llogaritet edhe më shumë. Mentaliteti i duhur dhe motivimet do të bëjnë ndryshimin”, përfundoi mbrojtësi i Atalantës dhe kombëtares sonë. /vipsport.al/