Gjasula: Një ditë do të luaj për Tiranën, tani nuk mund t’i them jo Lacios

Klaus Gjasula ishte në një formë shumë të mirë para se futbolli të ndalej në Gjermani dhe në të gjithë Europën. I kontaktuar nga “Super Sport”, mesfushori i Paderborn dhe kombëtares shqiptare ka folur rreth stërvitjes, që tashmë po e kryen në fushën e blertë dhe mundësisë që një ditë të plotësojë dëshirën e babait të tij për të luajtur për Tiranën.

STËRVITJA- Kishim bërë këto ditë stërvitje në video-konferencë, ndërsa sot kemi nisur stërvitjen në fushë në grupe të vogla.

TIRANA- Babi ka qenë gjithmonë tifoz i Tiranës dhe i shikonim gjithmonë ndeshjet e tyre. Do të shikoj çfarë mundësie do të kem dhe pastaj do të vendos. Ndoshta një ditë mund të luaj. Kam lindur në Tiranë e padyshim që jam tifoz bardheblu.

BUNDESLIGA- Kam pasur ëndërr të luaj në Bundesligë dhe është një gjë e bukur që lojtarët që vijnë nga ligat e ulëta të luajnë në këtë ligë.

E ARDHMJA- Unë jam realist dhe e di që është vështirë të luaj për Dortmundin, që për mua është ekipi me simpatik në Gjermani. Kam ende kohë dhe nuk e di se ku do të luaj. Lazio është gjithashtu një klub i madh dhe unë nuk do të thoja jo.

KOMBËTARJA- Unë besoj se këto muajt e fundit, kombëtarja shqiptare ka ndryshuar fytyrën dhe stilin e ka shumë lojtar të rinj të talentuar. Besoj se kemi shumë mundësi për të fituar ndeshje ndaj atyre ekipeve që nuk e besonim në fillim. Jemi në listë, por të tjerët nuk na shikojmë. /vipsport.al/