FOTO/ Sami Kedira feston ditëlindjen me 6 “klonime” të vetvetes

Sami Kedira nuk është se njihet për ndonjë sens të madh humori, por duket se kjo periudhë karantine e ka bërë mjaft kreativ. Ditën e djeshme mesfushori i Juventusit ka festuar ditëlindjen e tij të 34-t. Koronavirusi i ka larguar njerëzit nga njëri-tjetri dhe e kanë gati të parealizueshme të gjejnë mundësinë dhe guximin të mblidhen bashkë e të festojnë.

Megjithatë, Kedira e ka gjetur zgjidhjen. Në foton e publikuar në Instagram, ai shfaqet duke e festuar ditëlindjen me 6 “Sami Kedira” të tjerë. Një vendim mjaft i veçantë dhe kreativ për Kedirën, i cili ka vendosur ta punësojë njërën nga “sozitë” e tij si kamarier.

Sigurisht është një foto e përpunuar, por me shumë mjeshtëri. Si Kedira ka edhe të tjerë që festojnë ditëlindjet në këtë periudhë të vështirë karantinimi. Mesazhi i gjermanit për ata është që mos të mërziten sepse vetja nuk ju lë kurrë vetëm. /vipsport.al/