FOTO / Qyteti pa futboll, ish-shefi i klubit kujton periudhën e artë të Shkumbinit në Superiore

Shkumbini është një ekip që në Superiore ka luajtur për afro dy dekada radhazi pas viteve 90-të edhe pse para pak muajsh u perjashtua nga e Para ku luante. Peqinasit klasifikoheshin te fushat e nxehta, por arritën që të krijonin traditë, e madje duke nxjerrë lojtarë mjaft cilësorë nga shkolla e tyre, që sipkatën edhe me ekipet më të njohura të vendit tonë, por duke afruar në gjirin e tyre edhe lojtarë nga “Shqipëria e mesme” kryesisht nga Elbasani, Librazhdi, Tirana, Kavaja, Lushnja apo dhe nga Durrësi.

Gjithsesi, bardhekaltërit i shkuan shumë afër edhe Europës disa herë kur luanin në elitë dhe konkurrenca e cilësia nuk mungonin, por që kurrë nuk morën pjesë…

Por, në sezonin 2009-2010, ata ndërtuan një ekip mjaft të fortë, e madje duke afruar në gjirin e tyre edhe emra të njohur të elitës, lojtarë që kishin spikatur me Shpresat dhe duke u bërë më pas edhe pjesë e Kombëtares.

Nën presidencën e Ylli Ndroqit, në Peqin shkuan shumë lojtarë të njohur të elitës sonë si: Emiljano Veliaj, Kuli, Mancaku, Grizha, pa harruar edhe Mujdragiç, Grboviç, Nora e Shenaj apo dhe lojtarët vendas që ishin kontigjent në Peqin.

Madje, në ndeshjen e parë në fushën e tyre, ata mundën Skënderbeun që në atë vit u projektua për kampion dhe fitoi titullin në fund, ku edhe korçarët kishin shumë yje të elitës sonë. Është ish-shefi i klubit peqinas, Astrit Isai ai që me nostalgji ka postuar atë sezon, që nisi me sukses, por më pas presidenca u largua duke akuzuar për padrejtësi nga FSHF-ja që po favorizonte haptazi ekipin korçar…

E.Saliu/Vipsport.al/