FOTO / Një nga të huajt e Tiranës mërzitet me karantinën, vrapon në lagjen e tij

Prej një muaji, futbolli shqiptar është pezulluar dhe shumë lojtarë janë ndjekur detyrat që u ka dhënë atyre stafi teknik.

Por, lojtarët e huaj, e kanë pak më të vështirë, ndryshe nga shqiptarët, një pjesë e të cilëve janë duke shfrytëzuar shtëpitë e tyre private.

Ndërkohë që braziliani i Tiranës, mesfushori ofensiv Elton Kale, duket se e ka braktisur karantinën dhe është parë në rrugët e lagjes së tij, afër “Komunës së Parisit” në kryeqytet ku edhe të bëjë vrap dhe ushtrime aerobike rreth ambienteve në natyrë, duke habitur edhe të pranishmit…

Ditët e shkuara, Elton Kale ka kryer stërvitje në karanmtinë në kushtet e shtëpisë, e madje shpesh duke postuar foto dhe duke u argëtiuar bashkë edhe me vajzën e tij…

E.Saliu/Vipsport.al/