FOTO / Mesi në negociata me Interin? Këtë herë e përgënjeshtron vetë “Pleshti”

Lionel Mesi ka filluar që të mos durojë më zërat dhe lajmet e pavërteta që shpërndahen rreth yllit të Barcelonës. Argjentinasi ka zgjedhur që të përgënjeshtrojë vetë disa prej tyre nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Dy zërat e fundit ishin ata që shihnin atë pranë Interit dhe si një prej bammirësve që ndihmuan Ronladinjon të dalë nga burgu në Paraguaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka qenë vetë Mesi që ka bërë të ditur se lajmet e raportuara nga “TNT” ishin “fakë news”.

Ai kishte shkruar “Gënjeshtra numër 1” dhe “gënjeshtra numër 2” mbi postimet e rrjetit televiziv argjentinas për të dy lajmet në fjalë. “Ajo që thonë në këtë media rreth ofertës së Njuell’s prej një jave është gjithashtu e pavërtetë. Sa mirë që nuk u beson askush…”, ishin fjalët e Mesit, i cili me sa duket ka vendosur që tani e tutje të dalë në mbrojtje të imazhit të tij sa u përket lajmeve të rreme që qarkullojnë. /vipsport.al/