FOTO/ Mamaja e Nejmar lidhet më një djalë 6 vite më të vogël se i biri i saj

Amerika Latine është vendi në të cilin jeta jetohet për momentin dhe çdo sekondë shijohet si të ishte e fundit. Wshtw endi i muzikës, tangos, sambas dhe i dashurive të çmendura. Brazili është shteti më i madh në Amerikën e Jugut dhe sigurisht në të mund të gjejmë më lehtë histori të veçanta për një qytetar Europian me ideale dhe mënyrë tjetër të jetesës.

Historia e tanishme ka të bëjë më mamamë e Nejmar. Nadine Goncalves prej kohësh është ndarë nga babai i yllit të Parisit dhe ditën e sotme ka zbuluar një lidhje të re. Ajo është dashuruar me një djalosh 22-vjeçar dhe në një foto të publikuar në Instagram nga Nadine çifti i ri duken mjaft të lumtur.

Tiago Ramos, i cili është 6 vite më i ri se Nejmar është i dashuri i ri i mamasë së brazilianit, që është 52-vjeçare. Në foton e ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Nadine ka marrë urimin e Nejmar dhe jo vetëm. Babai i djalit dhe ish-bashkëshorti i saj gjithashtu ka komentuar poshtë fotos, duke dhënë pëlqimin e tij nëpërmjet disa ikonave. /vipsport.al/