FOTO / Kur vlonjatët e Flamurtarit mbanin “gjallë” ekipin Shpresa

Disa vite më parë, kur skuadra e Flmaurtarit u rikthye në Superiore, në përbërjen e vet kishte shumë vlonjatë, e madje jo vetëm lojtarë që patën kontribuar deri në Kombëtare e Shpresa si: Driza, Dine, Billa, apo Behari, Çipi, Sakaj e Imeraj.

Por edhe disa lojtarë të rinj që kishin talent dhe mjaftonte që të luanin në ekipin e parë, sepse trajnerët e ekipit Shpresa U-21 nuk mund t’i linin jashtë listave të tyre në atë periudhë.

Flamurtari i një dekade e gjysmë më parë kishte shumë talente vendas, 18-20-vjeçarë duke filluar që nga Xhelili, Kuqi, Begaj, Guga, Guna, O.Beqiri, A.Beqiri, Liçaj, Rustemi, Zeqiri e Veliu, D.Fakaj e ndonjë tjetër.

Sot, në Vlorë ka shumë vendas në formacion, por si zakonisht ata promovohen nga halli, duke luajtur ndoshta disa prej tyre edhe para kohe në skuadrën e parë, për shkak se këtë verë me kushtet financiare në të cilën ndodhej klubi askush nuk preferoi që të bëhej pjesë e kuqezinjve në Superiore…

E.Saliu/Vipsport.al/