FOTO/ Klubi i Egnatias vihet në veprim, rehabiliton fushën e stadiumit

Koronavirusi ka ndalur futbollin dhe tashmë të gjithë janë pushim. Para se të ndalej gjithçka një nga problemet më të mëdha të të gjitha ligave të vendit tonë ishin terrenet sportive, që i është dashur të përballonin shirat e shumtë dhe kanë degraduar në gjendjen e tyre.

Pas kësaj, klubet kanë mundësinë të nisin punimet për të përmirësuar fushat e stadiumeve të tyre në mënyrë që të jenë në gjendje sa më të mirë në rinisje. Nëse këtë veprim nuk e ndërmarrin klubet e mëdha të Superiores, e bën e Egnatia e Kategorisë së Parë.

Klubi nga Rrogozhina ditën e sotme ka publikuar në rrjetet sociale fotot e fushës, e cila duket në kushte mjaft të mira për nivelin në të cilën luan Egnatia dhe për mundësitë financiare që ky klub ka për të mirëmbajtur ambientet e tij sportive. /vipsport.al/