FOTO / Karantinë në ishujt tropikale për Lavecin, i vjedh të dashurën shokut… përsëri

Ezekuiel Laveci vendosi në dhjetor të vitit të kaluar t’i jepte fund karrierës së tij në futbollin e luajtur. Argjentinasi kisht ebërë emër duke luajtur në nivelet me të larta me Napolin, PSG e Argjentinën, ndërsa ishte mbuluar me miliona dollarë falë eksperiencës te Hebei në Kinë, ku paguhej më shumë se Mesi e Ronaldo edhe pse luajti shumë pak atje.

Por ditët e fundit ai është bërë përsëri personazh në Argjentinë, pasi është zbuluar se po kalon periudhën e karantinës si pasojë e koronavirusit në ishullin tropikal të St. Bartelemi në Karaibe. Bashkë me të, në ishull gjendet edhe modelja dhe aktorja e njohur braziliane, Natalia Borges. Të dy nuk shfaqen asnjëherë bashkë në fotot që postojnë në rrjetet sociale, por fotot janë në të njëjtat vende dhe me të njëjtat ushqime në tavolinë. Çfarë ka të çuditshme këtu? Borges ishte e dashura e një prej shokëve të ngushtë të Lavecit.

Ish-partnerja e “El Poço”, Janina Skrepante, ka zbuluar gjithçka në një emision televiziv. “Jam e lodhur duke folur për të, jemi ndarë dy vite më parë. Por mund të them se e njoh atë. Ajo është ish e dashura e Lorenco Toneti, një mik shumë i afërt i Lavecit. Nuk jam aspak e çuditur që e bën këtë gjë. Ai e bëri një gjë të ngjashme me Naço Viala kur doli me Lucia Pedraza. Ishin miq të mirë edhe atëherë”, shpjegoi ajo, duke bërë të qartë se Laveci nuk e kishte për herë të parë një histori romantike me të dashurën e një miku të tij. /vipsport.al/