FOTO / Bakaj kundër Llullakut në Bjellorusi, por Elisi është i dëmtuar dhe nuk është as në stol

Sot, orën 18:30, në Bjellorusi, i vetmi kampionat në Europë që po zhvillohet ndonëse për shkak të pandemisë “COVID-19” garat janë ndërprerë, por përballen skuadrat e dy shqiptarëve që kanë luajtur edhe me Kombëtaren tonë, Bresti i Elis Bakajt pret në fushën e vete Soligorskin, ish-skuadrën e Bakajt deri vjet, me të cilën tshmë është pjesë Asdren Llullaku.

Por, Bakaj u dëmtua pak ditë më parë, saqë u detyrua që të linte fushën e lojws para kohe dhe me një dëmtim që duket e ka lënë jashtë 18-shes edhe në sfidën e sotme ndaj Llullakut.

Ndërkohë që shihet se Llullaku e nis nga stoli sot në këtë transfertë delikate.

Kujtojmë që si Bresti, ashtu edhe Soligroski janë dy skuadra që kanë pretendime madhore në kampionatin bjellorus.

E.Saliu/Vipsport.al/