Formula 1 riskedulon kampionatin, nga korriku në shtator duhet të mbyllen pistat europiane

Formula 1 ka menduar të riskedulojë kampionatin duke qenë se shumë gara janë anuluar deri më tani si pasojë e koronavirusit. Së fundmi, nga kalendari është hequr edhe Çmimi i Madh i Francës që ishte programuar për në datët 26-28 qershor.

Formula 1 po mendin të rifillojë më datën 3 korrik nga Austria dhe më pas deri në shtator të ketë mbyllur garat në Europë. Për të vazhduar më pas me Azinë, Amerikën dhe Lindjen e Mesme deri në muajin dhjetor.

Sakaq, fatkqesisht, fansat e zjarrtë të Formula 1 nuk do të jenë pjesë e spektaklit pasi për arsyet e sigurisë që tashmë njihen, nuk mund të lejohen grumbullimet. /VipSport.al/