Flamurtari drejt rënies, ish-presidenti poston me nostalgji periudhën e Xhafajt&Co kur kalonin ture në Europë

Ndërkohë që skuadra vlonajte po vuan dhe thuajse është me një këmbë në të Parën, e madje edhe me probleme të shumta, është ish-presidenti i Flamurtarit, njëkohësisht edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika që poston me nostalgji sezonet e shkuara.

Më profilin e tij zyrtar, Shpëtim Gjika që tashmë mbetet një dashmirës i thekur i skuadrës kuqezi, kujton kohërat e arta, kur vlonjatët, afro një dekadë më parë luanin në Europa League dhe mundnin një nga skuadrat e njohura të Malit të Zi, Buduçnostin, e madje edhe në fushën e tyre.

Në atë periudhë emra si: Daniel Xhafaj, Ahmataj, Sakaj, Veliu, Shehaj e Liçaj e çuan skuadrën në turin e dytë ku u eliminuan nga Madheruelli i Skocisë.

Ja postimi që ka bërë pak minuta më pare ish-presidenti i vlonjatëve Gjika, duke kujtuar me nostlagji atë periudhë kur vlonjatët luftonin për trofe në Superiore dhe për të marrë pjesë në Europë, e madje iu afruan titullit shumë afër…

E.Saliu/Vipsport.al/