Fillon “pastrimi” nga koronavirusi, shërohen tre lojtarët e Fiorëntinës

Koronavisuri nuk bën asnjë diferencë, por futet në çdo trup që i ofron kushtet e transmetimit. Covid-19 ka infektuar edhe një sërë futbollistësh në Itali dhe jo vetëm, mes tyre edhe tre lojtarë të Fiorentinës. Zherman Pezela, Patrik Kutrone dhe Dushan Vlahoviç janë shëruar nga koronavirusi.

Vetë klubi bën të ditur lajmin e madh dhe shprehet se të tre lojtarët e prekur kanë rezultuar negativë në testet e bëra së fundmi. Te klubi i Fiorentinës vetëm ata të tre kishin arritur të marrin koronavirusin dhe tashmë të gjithë pjesëtarët e klubit janë të shëndetshëm. “Vjollcët” kanë dalë edhe më nje deklaratë zyrtare, ku përveç konfirmimit të lajmit, kanë falenderuar edhe mjekët që ndihmuan në shërimin e lojtarëve.

“Fiorentina ka kënaqësinë t’ju komunikojë se pas testeve klinike të kryera ditët e fundit, lojtarët Patrik Kutrone, Zherman Pezela dhe Dushan Vlahovicc, kanë dale negativw në testin për Covid-19. Edhe njëherë falënderojmë mjekët, infermierët dhe spitalet që vazhdojnë të japin ndihmën e tyre për të gjithë ata që kanë nevojë në një moment kaq kritik dhe delikat për vendin tonë dhe gjithë botën”, shkruhet në deklaratë. /vipsport.al/