Festonte 18-vjetorin e të dashurës, një tjetër lojtar i La Liga arratiset nga Spanja pa leje

Italia nuk është vendi i vetëm nga i cili po arratisen futbollistët gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit. Një gjë e tillë po ndodh edhe në Spanjë. Te Selta Vigo tashmë është rasti i dytë i një futbollisti që braktis pa leje Spanjën për t’u kthyer në vendindje dhe këtë herë arsyeja është shumë e çuditshme.

Pas Pione Sisto, edhe rusi Fedor Smolov është larguar me avion privat drejt vendlindjes pa lejen e klubit. Për t’u larguar nga Vigo ai ka nxjerrë si justifikim çështje personale, por pastaj u zbulua se 30-vjeçari kishte shkuar në Rusi për të festuar atje 18-vjetorin e të dashurës së tij. Ai ishte në izolim i vetëm kur kishte lajmëruar klubin se dëshironte të largohej për çështje personale në vendlindje dhe pa pritur përgjigje ishte larguar, duke pranuar një ndëshkim të mundshëm me gjobë nga klubi.

Smolov është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshortja e tij, Miss Rusia 2003, Viktoria Lopriejeva. Më vonë u mësua se ai kishte nisur një lidhje romantike me një adoleshente të njohur në Rusi, Maria Jumasheva, e cila është mbesa e ish-presidentit Boris Jelcin. Jumasheva festonte 18-vjetorin e saj e Smolov nuk mund të mungonte në këtë festë, ndaj ka thyer rregullat e klubit për të shkuar për ta takuar në këtë datë të shënuar. /vipsport.al/