Enriko Papa: Në Shqipëri nuk i mbështesin talentet, tani më kërkon Kievo dhe ekipi i Besart Berishës

Enriko Papa ka luajtur në disa ekipe në Kategorinë Superiore, por askush nuk besoi plotësisht te ai dhe hasi mjaft vështirësi për të vazhduar futbollin. Në një intervistë për Super Sport, mesfushori i Botosanit në Rumani ka folur në lidhje me pagat gjatë ndalesës për shkak të koronavirusit dhe shprehet se në Shqipëri nuk i kushtojnë aspak vëmendje talenteve të rinj.

PAGAT- Shumica e ekipe po bëjnë ulje, 25 për qind, 50 për qind. Dinamo më duket do japë 500 euro, diçka e tillë, siç shkruajnë mediat. Ne na kanë thënë që do t’i marrim pagat e plota, nëse kampionati nis sërish. Ne kemi ecur mirë këtë sezon dhe askush nuk e ka pritur.

PERIPECITË- Në Shqipëri ka qenë situatë e vështirë. Disa e lanë futbollin. Isha me fat se më ndihmoi Kosta Grillo. Më panë dhe më mbajtën. Isha te Tirana e Teuta dhe nuk mora hapësira, edhe pse e meritoja. Pata fatin të luaja te Lushnja dhe erdha këtu. Kam oferta të ndryshme, nga Kievo në Itali, nga Australia tek ekipi i Besart Berishës, Uestern Junajtid. Të presim si do shkojë situata.

RUMANIA DHE SHQIPËRIA- Nuk është më i lehtë kampionati rumun. Ka më shumë kushte. Ka talente në Shqipëri. Siç është Realdo Fili që erdhi këtu. Atje nuk ka infrastrukturë, nuk punohet me të rinjtë fare.

TRAJNERI- Drejtori teknik erdhi trajner, hera e parë për të. Askush nuk kishte besim. Mendonim të mos binim nga kategoria, tani mendojmë të kapin kupat e Europës. Jemi ekipi, sipas statistikave, që bëjmë futbollin me ekipin më të mirë në Rumani.

KOMBËTARJA– Kombëtaren e mendojnë të gjithë. Shpresoj të më jepet mundësia dhe të luaj me Shqipërisë, që të gjithë e dashurojnë. /vipsport.al/