Ekonomisti Peço: Belgjika veproi me kokën e vet do dënohet, klubi i Lenjanit do përfundojë në gjyq!

Zvicra po përballet mirë me pandeminë edhe pse është shumë afër vatrës së shpërthimit në Itali. Autoritetet morën direkt masa duke vendosur mjekësinë ushtarake në vijën kufitare mes Zvicrës dhe Italisë si kundërpërgjigje e menjëhershme për të parandaluar përhapjen e virusit. Deri më tani numërohen të paktën 18 mijë persona të infektuar, duke e bërë Zvicrën një nga shtetet më të prekura në Evropë, ndërsa ka të paktën 450 viktima në total. Arjan Peço, ish-mesfushori i Kombëtares që aktualisht drejton Bazelin flet për situatën në shtetin helvet.

“Zvicra ka një nga mjekësitë më të mira në Botë, sepse është shumë i zhvilluar si shtet. Në fakt, këtu masat janë thuajse si në Shqipëri, por po përdoret edhe sistemi si në Suedi. Në fillim u mbyllën shkollat, apo dhe nuk lejohen që të rrijnë bashkë njerzit. Është gjetur një e mesme. Ka masa, por jo ekstreme. U është lënë edhe njerëzve në dorën e tyre. Ka funskionuar. Ka pasur rritje të numrit të infektuarve, por prej dy javësh grafiku ka arritur në kosntante. Janë bërë shumë teste, me njerëzit që kanë simptoma. Nuk mund të bëj çdo njeri teste. Në Bazel ku jetoj unë janë tri qendra mjekësore. Unë nuk e kam bërë testin, sepse s’kam pasur asnjë simptomë. Testet bëhen për ata që kanë nevojë”.

Familja

“Unë jetoj në një zonë të qetë, rrallë ka pasur edhe njerëz në rrugë më parë. Nuk është se jemi të ndërprerë totalisht nga aktivitetet. Me familjen flas 2-3 herë në ditë. Zvicra ka infektim të lartë ndoshta pas Spanjës, por këtu politikat që ndiqen janë ndryshe, ka shumë optimizëm në deklaratat e njerëzve përkatës që dalin e flasin në media”.

Klubet zvicerane

“Kur je person publik duhet të bësh kujdes, sepse të kthehen situatat kundra. Ka edhe nga ata që këtë situatë e shfrytëzojnë për situata të tjera. Zvicra është shumë e pasur, por kampionati ka një trend shumë qesharak krahasuar me vendet e tjera. Çdo klub, nëse kjo situatë vazhcon e kanë të pamundur. Pjesa më e madhe e klubeve kanë nxjerrë punonjësit në papunësi teknike. Edhe klubi ku jam unë. Duke mos pasur të ardhur nga sponosrët apo të tjera, ndikon shumë”.

Lenjani

“Presidenti i Sionit u kërkoi lojtarëve që të pranonin papunësi teknike. Por, lojtarët nuk pranuan dhe presidenti u bazua në një Nen të Kodit Penal, duke bërë që lojtarët të largohen. Por nuk do të kaloj kaq lehtë, pasi besoj se ata do t’u drejtohen instancave të tjera për të kërkuar të drejtën e tyre. Nuk mund të ketë zgjidhje të kontratës në atë mënyrë.”

Kampionati

I pyetur se mund të ndodhë edhe në Zvicër si Belgjika, Peço tha: “Të gjithë duan t’i japin një zgjidhje garës, por edhe duan që të luajnë. Të mendosh që të luash me spektatorë këtë vit është shumë e vështirë. Një mundësi është që të luhet çdo ditë me porta të mbyllura. Ajo që ndodhi në Belgjikë nuk është pritur mirë dhe mund të marrë saksion nga FIFA dhe UEFA. Nuk është zgjidhje e duhur, sepse ata vendosën vet duke shpallur Bryzhin kampion. Klubi i Bazelit ku bëj pjesë do të luajë, por edhe është i vetmi klub që aktualisht luan në Europë. Ka mundur Frankfurtin në ndeshjen e parë. Mendoj që do të luhet deri në fund dhe që titulli të vendoset në garë e jo në tavolinë”,  – tha Peço.

E.Saliu/Vipsport.al/