Edi Reja: Është turp që Rrahmani nuk luan me kombëtaren e Shqipërisë

Nëse do të ishte në Europianin e 2016-ës, Amir Rrahmani do të luante me kombëtaren kuqezi dhe tani do të formonte një treshe të jashtëzakonshme në mbrojtje me Gjimshitin dhe Kumbullën. De Biazi vendosi të dërgojë në Francë lojtarë, që kishin dhënë më shumë për kombëtaren kuqezi, por tashmë të gjithë e qajnë ikjen e Rrahmanit, madje edhe trajneri aktual i kuqezinjve, Edi Reja.

“Futbolli shqiptar është ndalur plotësisht. Vetëm në Gjermani dhe Austri ata punojnë në grupe prej katër ose pesë lojtarësh. Por padyshim që ata kanë pasur më pak raste sesa në Itali. Unë mendoj se futbolli mund të fillojë rreth qershorit nëse pandemia e ul ritmin e saj. Për momentin infeksionet janë në rënie edhe pse vdekjet janë akoma shumë.

Rrahmani është kosovar, por unë do të dëshiroja ta kisha në skuadër sepse ai u thirr kur De Biazi ishte trajner në kombëtaren e Shqipërisë. Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre dhe ai tha ‘po’. Është një turp me të vërtetë, do të më pëlqente shumë me kombëtaren shqiptare”, u shpreh tekniku i kombëtares për “Radio Kiss Kiss”. /vipsport.al/