E zbulon mesfushori, Shkëndija do të ndjekë trendin europian të uljeve të pagave

Pandemia ka shkaktuar probleme të thella në ekonominë e futbollit dhe klube nga e gjithë bota janë detyruar të ulin pagat e lojtarëve dhe punëtorëve të tyre. Ndryshe nga jashtë, klubet e vendit tonë ende nuk e kanë lajmëruar publikisht një reduktim të mundshëm të pagave.

Një klub tjetër shqiptar, që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar se do të ketë reduktim të pagës. Shkëndija është një nga klubet më të organizuar në vendin fqinj, megjithatë ashtu si shumë të tjerë e ka të pamundur ta përballojë këtë situatë, ku nuk ka asnjë burim hyrjeje të ardhurash.

Lajmin e reduktimit të pagave e ka bërë të ditur mesfushori i Shkëndijes dhe një nga senatorët e ekipit, Armend Alimi. Ai shprehet se edhe Shkëndija do e ndjekë këtë “frymë” europiane dhe do të aplikojë uljen e pagave.

“Normal edhe Shkëndija do të solidarizohet me ekipet e tjera dhe e përcjell atë trendin botëror të ditëve të fundit. E di se nuk është e lehtë për asnjë ekip kjo situatë edhe në do e marrim një hap të tillë, që pritet të mbetet sekret vetëm në ambientet e klubit”, deklaroi mesfushori. /vipsport.al/