E papritur te Barcelona, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqjen nga klubi

Situata në klubin e Barcelonës në këto muajt e fundit nuk ka qenë aspak e qetë. Në drejtim të presidentit Bartomeu kanë qarkulluar akuza se ka organizuar një fushatë kundër imazhit të Mesit me shokë, ndërsa në shoqëri kanë qenë të shumtë ata kundër tij.

Ndërkohë, edhe situata e fundit e krijuar nga koronavirusi, solli përplasjet e saj mbi çështjen e shkurtimit të pagave, pavarësisht se në fund palët u shprehën se nuk patën asnjë konflikt.

Mirëpo, të gjitha këto episode duket se kanë ndikuar që gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, gjashtë anëtarë të bordit të katalanasve të paraqesin dorëheqjen në mënyrë të pakthyeshme. /VipSport.al/