E konfirmon Totenhem, Son në Korenë e Jugut për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak

Para disa ditësh mediet angleze raportuan se sulmuesi i Totenhem, Hjung-Min Son do të rikthehet në atdheun e tij dhe për një muaj do të bashkohet me ushtrinë e Koresë së Jugut për të kryer shërbimin e detyruar udhtarak. Tashmë është zyrtare dhe Totenhem konfirmon gjithçka nëpërmjet një deklarate të postuar në rrjetet sociale.

Deklarata e klubit të Totenhem:

Klubi konfirmon se Hjung-Min Son do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj.

Sulmuesi ka shkuar në atdhe në fund të marsit, ku aktualisht është në karantinë. Stafi ynë mjekësor është në kontakt të rregullt, pasi ai është në periudhë rikuperimi, pas thyerjes së krahut në fitoren 3-2 ndaj Aston Vila në 16 shkurt dhe vazhdon të stërvitet.

Son pati një operacion në krahun e tij në Korenë e Jugut, para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar në fund të shkurtit për të vazhduar rehabilitimin e tij, para njoftimit fillestar të pezullimit të sezonit në Angli si rezultat i pandemisë COVID-19. Premier Liga njoftoi se sezoni 2019/20 do të kthehet vetëm kur është “e sigurt dhe e duhur” për ta bërë këtë dhe është nën shqyrtim të vazhdueshëm.

Son do të kthehet në Londër pas përfundimit të shërbimit të tij ushtarak në maj. /vipsport.al/