E injoroi para disa ditëve, Zhirud i përgjigjet Benzema: Mos ngatërro Champions, me Kupën e Botës

Para disa ditëve, Karim Benzema la mënjanë modestinë dhe u shpreh i sigurt se ai është më i mirë se Olivier Zhirud. Sulmuesi i Real Madrid nuk ngurroi të bëntë edhe një krahasim të çuditshëm, teksa u shpreh se ai ishte si një makinë e Formula 1, ndërsa Zhirud si një makinë e garave Go-Cart.

Megjithatë, këto fjalë mesa duket nuk janë përtypur mirë nga sulmuesi i Çelsit i cili i ka kthyer përgjigje Benzemas. Me anë të një postimi në Instagram, Zhirud ka postuar një foto ku ai është duke ngarë një makinë të Go-Cart dhe në duar mban Kupën e Botës.

Ndërsa, në sfond shihet Benzema mes makinave të Formula 1. Mesazhi i Zhirud ishte shumë i qartë, teksa shoqërohej me fjalët: “Mos e ngatërro Champions League me Kupën e Botës”.  /VipSport.al/