E dhimbshme, koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit shqiptar në moshën 36-vjeçare

Koronavirusi është treguar i pamërshirshëm me Ermir Zulbearin. Ish-futbollisti i Gradecit është ndarë nga jeta ditën e djeshme për shkak të një pneumonie të mbartur më parë, që është rënduar më shumë pas infektimit me koronavirus.

Këto kanë shkaktuar edhe ndarjen nga jeta të tij, pas një parainfarkti në zemër, me Zulbearin, që e pati të pamundur ta luftonte. Ai ishte vetëm 36 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, ku para shtatë muajsh ishte bërë për herë të parë baba i një djali.

Zulbeari ishte një njeri aktiv në futboll, ku më parë ka kontribuar si lojtar te ekipi i Gradecit. Ai gjithashtu e ka drejtuar këtë skuadër edhe në rolin e trajnerit për disa vite. /vipsport.al/