E ardhmja te Dinamo dhe Rashica te Liverpuli, Lala: T’i rikthehemi jetës normale, pastaj flasim. Kosova e Shqipëria kanë talente

Altin Lala, ish-kapiten në Kombëtaren kuqezi, por edhe te skuadra e Hanoverit’96 në Gjermani, në një prononcim për “FanZone” në “Supersport”, flet për periudhën e karantinës, por edhe i kthehet së shkuarës, duke folur për Konbëtaren, Rashicën dhe të ardhmen. “Nuk kam qenë shumë i izoluar. Kam qenë në lëvizje. Ndeshja më e mirë te Kombëtarja? Pyetje shumë e vështirë. Për mendimin tim kemi bërë 2-3 ndeshje ku kemi luajtur shumë mirë në 2004-2005. Në kohën time ajo ka qenë periudha shumë e mira, ndonëse nuk ia dolëm të kualifikohemi në Europian”.

Ndeshja me Greqinë

“Me Greqinë ka qenë një ndeshje shumë e veçantë, ku atmosferën e tifozëve aty nuk e kam parë as në Gjermani. Ndeshja me Gjermaninë në Leverkusen? Kanë qenë vitet 2000. Kemi pasur lojtarë shumë cilësorë, që kanë qenë në formacione në klubet e tyre. Ka pasur edhe luhatje. Ka qenë edhe kohë tranzicioni në Shqipëri. Kemi pasur fatin që dolëm jashtë, jemi ndihmuar edhe nga disa terrene”.

Dinamo&Zvicra

Për Lalën flitet se mund të investojë te Dinamo, ndërsa ish-kapiteni kuqezi ka theksuar se: “Investim te Dinamo? Është skuadra ime e zemrës me të cilin kam qenë edhe tifoz që i vogël. Dinamo nuk ka as klub, as fusha, as një strukturë të mirëfilltë. Për momentin nuk di gjë, por ndoshta në të ardhmen mund të bëj diçka për këtë klub. Ndeshja dhe gjesti me Zvicrën? Pas një deklaratë të trajnerit zviceran , që bëri një deklaratë jo të mirë. Pasi shënova mu kujtua ajo dhe bëra atë gjest”.

Rashica  

“Ai u largua nga Shqipëria sepse nuk e morën në Europian. Ai do të kishte qëndruar nëse e merrnin. Mendoj se ishte logjike që ai të kalonte te Kosova, pasi aty është vendi ku ka lindur. Futbollistët nuk e mohojnë që janë shqiptarë, por vendosin të luajnë për Zvicrën ose Kosovën, nuk ka ndonjë të keqe, aty e shohin më mirë ata. Ne i futemi politikës dhe pse nuk marrim vesh. Rashica te Liverpuli? Çdo gjë është ndaluar, për momentin e rëndësishme të nisë futbolli dhe më pas ta marrin veten klubet. Për momentin nuk mund të them asgjë”.

Kosova&Shqipëria

“Kosova ka shanse shumë të mira të kualifikohet në Europian. Kanë  bërë ndeshje shumë të mira dhe kanë kualitete të fitojnë të dyja ndeshjet. Nuk e di si do të jetë gjendja fizike e lojtarëve. Shqipëria ka djem të rinj. Broja, Kumbulla premtojnë shumë në klube të mëdha. Ka elemente të rinj dhe do të përforcohet Kombëtarja. Shpresoj që në të ardhmen të kualifikohemi përsëri në Europian. E kisha ëndërr ta shikoja Kombëtaren ne Europian dhe ia arrita asaj, ndonëse nuk isha si futbollist në 2016”, – tha në fund të prononcimit, Altin Lala.

E.S./Vipsport.al/