E ardhmja e Sadikut pezull, “AS” paralajmëron Malagan

Malaga është në gjendje të vështirë financiare dhe një pjesë e lojtarëve pritet të largohen. Spanjollja “AS” ka bërë një listë me lojtarët me një këmbë jashtë në fund të sezonit dhe mes tyre është edhe Armando Sadiku. Elbasanasi është në pronësi të Levantes deri më datë 30 qershor dhe ai si shumë të tjerë pret të vendoset në lidhje me kontratën.

”AS” i ka kushtuar një shkrim lojtarëve që pritet të largohen. Gazeta prestigjoze e konsideron si të rëndësishëm për ekipin sulmuesin e kombëtares sonë dhe i mëshon edhe faktit se sa herë shënon Sadiku, Malaga merr tre pikët. Klubi i La Liga 2 nuk ka të drejtë blerje për Sadikun, megjithëse edhe po të kishte nuk do e financonte dot blerjen e Sadikut.

Vetë gazeta spanjolle e sheh gati të pamundur qëndrimin e Sadikut në një skuadër me Keidi Baren. Sulmuesi pritet të rikthehet te Levante për të shkuar më pas drejt një tjetër destinacioni. /vipsport.al/