E ardhmja e Muçit në Turqi, trajneri ndjek sulmuesin bardheblu dhe dy të tjerë

Pak ditë më parë, “VipSport.al” publikoi lajmin se Ernest Muçi, sulmuesi i talentuar i Tiranës dhe përfaqësueseve të moshave kuqezi ishte vënë në radarët e skuadrës turke, Menemenspor, aty ku luajnë edhe Gentian Selmani si dhe David Domgjoni.

Por, duket se tashmë situatën e ka marrë në dorë vetë trajneri Cenk Laleci, i cili duke përfituar edhe nga këto ditë pushimi,është duke ndjekur sjelljen e skuadrës së tij për këtë sezon, por edhe kompozimin e ekipit të sezonit të ardhshëm.

Nga sa bëhet e ditur, ai po sheh edhe lojtarët që i janë rekomanduar nga menaxherët dhe pritet që së shpejti pritet të vendosë për ta. Në listën e trajnerit bën pjesë edhe sulmuesi i bardhebluve, 19-vjeçari i talentuar Ernest Muçi si dhe dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për sulmuesit e Radniçki të Nishit,  Nikolla Çumiç si dhe një lojtarë nga Levski Sofja. Por, jo vetëm. Gjithsesi trajneri do t’i shohë dhe shumë shoejt do të vendosë për ta nëse do t’i përfshijë në planet e veta si përforcime për sezonin e ardhshëm, për të dhënë edhe raportin pozitive ose negative

E.Saliu/Vipsport.al/