Duka kujton miqësoren me Breshian: Festë se kishte ardhur Baxho, vetëm trajnerët e huaj mund të na rrisnin

Presidenti i Federatës, Armand Duka, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Bresciaoggi”, ku ka kujtuar e ka folur për miqësoren e famshme të Shqipërisë ndaj Breshias më 21 gusht të vitit 2002. Në atë sfidë, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0, falë një foli të Altin Lalës, ndërkohë që në drejtim ishte trajneri Italian Dosena.

Gjatë intervistës, Duka thekson se futbolli shqiptar mund të rritej vetëm duke i besuar drejtimin trajnerëve të huaj, ndërsa shprehet se për miqësoren ndaj Breshias ishte një festë e madhë duke qenë se në Tiranë kishte ardhur Baxho. Ndërkaq, një ndihmë të madhe për organizimin e asaj ndeshje e ka dhënë edhe Igli Tare, i cili në atë kohë përfaqësonte fanellën e Breshias, teksa në miqësore ka mbajtur për 45 minuta fanellën e secilës skuadër.

“Në 2002 zgjodha Dosenan, pas 4 ndeshjeve u largua. U zhgënjeva, por e dija që futbolli ynë mund të rritej vetëm me trajnerë të huaj që drejtojnë Shqipërinë. Duhej të prisnim atë të duhurin. Më pas doli të ishte ai që ishte kapiten dhe më pas trajner i Breshas, De Biazi.

Këtu është i dashur dhe nuk mund të ishte ndryshe. Me të në krye për herë të parë Kombëtarja jonë ka arritur në fazën e fundit të një turneu të madh, Kampionatit Europian 2016. Dhe gjithashtu në Francë kemi bërë një përshtypje të madhe. Shkoi përtej të gjitha pritshmërive.

Më kujtohet viti 2002 dhe kur Dosena më kishte kërkuar që të zhvillonim ndonjë miqësore ndërkombëtare. Nuk ishte momenti që të ndesheshim me kombëtaret e tjera dhe për këtë arsye duhej të gjenim një skuadër me të cilën të përballeshim në miqësore. Nga këto skuadra që pranoi të vinte në Tiranë ishte Breshia.

I kemi kërkuar ndihmë Igli Tares që asokohe ishte pjesë e kësaj skudre. Madje një pjesë e ka zhvilluar me Shqipërinë dhe pjesën tjetër me Breshian. Kontakti u bë edhe me drejtorin sportiv, Xhanluka Nani. Por ishte festë e madhe në Tiranë, kishte ardhur Baxho”.

Tare dhe Ndoj? “Igli është një njeri i madh dhe nuk surprizohem nga sukseset që është duke arritur. Sa i përket Emanuele Ndojit që është tani te Breshia, duhet ta përgëzojmë, por mund të bëj edhe më mirë”, u shpreh Duka. /VipSport.al/