Donaruma gjithnjë e më larg Milanit, “Djalli”mendon si zëvendësues Strakoshën

Milani do të ketë problem për të mbajtur në skuadër Xhaluixhi Donarumën. Gardiani i kuqezinjve është një emër që qarkullon në çdo merkato, por këtë herë duket se fjalët janë të vërteta. Agjenti i tij Mino Raiola nuk ka ndërmend të lejojë një aset të tij jashtë Ligës së Kampionëve.

Për portierin, e interesuar mbetet prej kohësh Juventusi, që e sheh si zëvendësuesin natyral të Bufon. Ndaj, “Djalli” ka përgatitur veten për skenarin i cili sezonin e ardhshëm e sheh pa Donarumën, dhe ka përpiluar një listë me tre emra që mund të transferohen në Milano.

Mes tyre është edhe emri i portierit të kombëtares, Tomas Strakosha. Portieri vazhdon me paraqitjet e tij fantastike me Lacion, duke tërhequr vëmendjen e kuqezinjve. Për 25-vjeçarin nevojiten 30 milionë euro, ndërsa Milani bën mirë të nxitojë pasi për Strakoshën ka një interes të lartë edhe nga klubet e Premier League. /VipSport.al/