Dobi: Më rreh zemra fort për ekipin e Teutës, dua të jem trajner i tyre

Enkelejd Dobi, ish-lojtar i Teutës, kampion në Kategorinë Superiore e tashmë pjesë e futbollit polak si trajner ka folur në ”Super Sport”. Në emisionin “Fan Zone”, pasi tregoi për situatën e vështirë, Dobi u shpreh se dëshira e tij është që të drejtojë Teutën.

SITUATA E VËSHTIRË- Është një situatë e vështirë. Unë kam prindërit në Durrës, të moshuar. Situata ishte edhe më e rëndë, pasi atje ra edhe tërmeti dhe prindërit u detyruan të gjejnë një shtëpi me qira. Fatmirësisht janë të shëndetshëm dhe mundohen të izolohen.

TEUTA- Në këtë moment ka gjëra më të rëndësishme. Normal tani kemi kohë të mendojmë. Mendojmë edhe gjëra që nuk duken. Janë parë gjëra edhe më të rënda dhe do i e kalojmë. Duhet solidaritet. Normal çdo plagë lë kujtimet e veta. Sa i takon Teutës, zemra rreh për atë ekip dhe për qytetin. Kam qenë kampion si lojtar dhe kam dëshirë të dal edhe si trajner. Njeriu duhet të ketë qëllime e dëshira.

TEUTA E BREZIT TË TIJ- Nuk vjen një ekip si Teuta atëherë, nuk ka dy Ardian Abazi, Dobi, Kapllani e të tjerë e të tjerë, që duhet t’i përmendim. Në futboll nuk ka dy lojtarë njësoj dhe të ketë dy skuadra njësoj. Kam lexuar dhe e shpreh shpesh, nuk ka trajnerë të mirë e këqij, por të suksesshëm dhe jo të suksesshëm. Ajo ndeshje me Partizanin na ka lënë një plagë të pashërueshme. Ishte ndeshja e fundit.

Edhe me barazimin nuk dilnim kampion, na duhej fitore. Përgjegjësia ishte mbi ne, ndoshta nuk e mbajtëm presionin në atë ndeshje. Ishim nga fillimi në fund ishim lider dhe kjo na ka ngelë peng. Megjithatë ka diçka në jetë: unë nuk humb, ose fitoj, ose mësoj. Normal do bëjmë gabime, edhe tani do bëj. Kam akoma për të mësuar dhe mundohemi t’i eliminojmë gabimet e bëra në të shkuarën. /vipsport.al/