sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

De Biazi u “fut mik” për Gjimshitin: Mora në telefon drejtuesit e Atalantës, Rashica e Rrahmani zgjedhje të dhimbshme

Ish-trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi ka rikujtuar edhe njëherë në një intervistë për “Klan Kosova”, momentet kur iu desh të linte jashtë Europianit, Gjimshitin, Rrahmanin e Rashicën. Tekniku italian thekson se telefonoi drejtuesit e Atalantës që të aktivizonin Gjimshitin, por në fund zgjodhi Veselin pasi kishte luajtur më shumë. Sa i përket Rrahmanit dhe Rashicën, De Biazi rrëfen se ishin zgjedhje shumë të dhimbshme, por ata të dy nuk ishin lojtarët që janë sot.

“Me mua në Francë ishin lojtarët më të gatshëm. Në vendin të Gjimshitit zgjodha Veselin, sepse po luante rregullisht. Gjimshiti ka luajtur në atë kohë vetëm 3 ndeshje me Atalantën dhe ato me kërkesën time. I mora në telefon drejtuesit e Atalantës dhe u thashë ta aktivizonin pak, sepse nuk mund ta merrja në Europian pa luajtur. Ata e morën në konsideratë kërkesën time, renditja ua lejonte dhe e futën në lojë. Por, nuk mund të jem unë trajneri që telefonon ekipet dhe u them se kë duhet të fusin si titullar”.

Rashica dhe Rrahmani- “Nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes dy Federatave për t’u larguar nga Shqipëria. Edhe po të luanin në Francë, ata kanë pasur mundësinë të zgjidhnin Kosovën më pas. Të dy lojtarët nuk ishin ata që janë sot, po flasim këtu e katër vite më parë.

Rrahmani kishte luajtur vetëm me Partizanin, kurse Rashica po luante në Holandë. Mendoj se ishte një zgjedhje shumë e vështira për mua, njëkohësisht e dhimbshme, pasi unë kisha marrë tre lojtarë më shumë në përgatitjen tonë në Austri. I kam shkruar me detaje të gjitha gjërat, parametrat e aspektit fizik dhe kualitetin e lojtarëve të ndryshëm”.

Kosova përballë Maqedonisë së Veriut- “Kosova është një skuadër që nuk ka shumë presion. Ka lojtarë shumë cilësorë në sulm, por edhe mbrojtje të mirë. Edhe stoli i tyre është me lojtarë cilësorë. Besoj se mund të kualifikohet në Euro 2021, edhe për nder të ish-presidentit Fadil Vokrri. Si tifoz i jap fitoren Kosovës në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, por ajo ndeshje do të jetë 50-50”, u shpreh De Biazi. /VipSport.al/