De Biazi, “shuplakë” Panuçit: I djeg se e shkarkuan, hoqa dorë prej tij pas dy muajsh. Gati të kthehem te Shqipëria

Xhani De Biazi ka evituar gjithmonë që të bëjë polemika me Kristian Panuçin, por këtë herë ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi nuk e ka evituar përplasjen direkte pas fjalëve të fundit të pasardhësit të tij në stolin e Shqipërisë. Në “Fan Zone”, De Biazi nuk kurseu kritikat ndërsa nuk fshehu as dëshirnë ëpr t’u kthyer përsëri në stolin kuqezi.

“Unë sinqerisht nuk dua të hyj në polemika idiote se nuk kanë sens, lexoj herë pas here se thotë që ka marrë ekipin në vendin e katërt dhe e çoi në të tretin. Skuadra ime ishte e treta me pikë të barabarta me Izraelin por me golavarazh më të mirë në ndehsjen direkte, ne ishim të tretët e ai mbajti pozicionin që kishim. Në fakt, kur ika i thashë Dukës të ndërrojmë tani se i treti se e treti do mbetesh në 4 ndeshjet e fundit. Më vjen keq se i harron shpejt gjërat. Mendoj se grupi sot administrohet mirë nga Reja, kisha ndjerë nga djemtë probleme të administrimit të Panuçit, por nuk dua të hyj në polemika. Ai ka kujtesën e shkurtër, më vjen keq që iku pas një ndeshje të kualifikuesve dhe kjo është ajo që i djeg nga aspekti profesional, ky është shpjegimi i vetëm.

Mendoj se Shqipëria është në duart enjë trajneri ekspert e të aftë si Reja, që e cilësoj profesionist e një njeri të madh, mendoj se nuk ka probleme. Kur të largohet Edi Reja, nëse shfaqet mundësia, do të kthehesha me qejf te Shqipëria. Kthehesh me qejf aty ku je ndjerë mirë.

Dua të kthehem te Panuçi. Kur erdhi ai, u mundova t’i jepja një ndihmë se njihja lojtarët e situatat që për një të ri unë isha i gatshëm t’i jepja ndonjë këshillë, duke e lënë në autonominë që të administronte vetë gjërat si donte,. Pas një apo dy muajsh hoqa dorë se e pashë që dëshironte të ecte në rrugën e tij, që atëherë ishte i lirë të shkonte nga mendonte se ishte më mirë që të çonte skuadrën. Nuk di ku ka gabuar të them të drejtën, nuk ia kam idenë, se është diçka që nuk më intereson edhe pse më vjen keq për Shqipërinë që mund të mundohej të bënte diçka më shumë si në Ligën e Kombeve, ashtu edhe në kualifikuese. Ai ka bërë atë që mundej, në mirëbesim, por shpesh gjërat shkojnë mirë, e shpesh më pak. Mund të ndodhë”, ishin fjalët e De Biazit. /vipsport.al/