Cikalleshi me model të ri: Rrogën e muajit të kaluar s’e kemi marrë, stërvitem në ballkon

Tashmë që lojtarët janë në karantinë, duket se po i kushtojnë më pak vëmendje edhe paraqitjes së tyre. Por duket se lojtarët kanë vendosur që të bëhen qerosë. Sokol Cikalleshi në një lidhje me “FanZone” këtë pasdite, nga Turqia flet për situatën atje dhe futbollin…“Prerja e flokëve ishte një zgjedhje karantine pasi nuk kishim mundësi. Pagesa e lojtarëve? Të them të drejtën nuk kemi pasur një komunikim, por besoj se do të kemi në ditët në vazhdim. Kryesorja është të kalojë kjo pandemi dhe më thën të drejtën rrogën e muajit të kaluar se kemi marrë akoma”.

Situata

Kur doli në fillim coronavirusi, Turqia ishte vendi i fundit që mori masat e tani situata po përkeqësohet. Nga ajo që po dëgjojmë situata do të shkojë akoma më keq e tani jemi të gjithë në shtëpi, por shpresoj mos të shkojmë si Italia apo Spanja”.

Stërvitja

“Kjo është pjesa më e vështirë për ne, pasi në shtëpi është shumë e vështirë të stërvitesh. Jam pak më fat këtu pasi kam një ballkon që bëjë stërvitje, por është shumë e vështirë dhe kushtet janë të limituara. Deri më 3 maj është vendosur që të jemi në shtëpi e nuk kemi çfarë të bëjmë. Duhet të bëjmë shumë kujdes e të jemi të përgjegjshëm për këtë situate, pasi ne shqiptarët i marrin lehtë”.

E.S./Vipsport.al/