Braçe u përgjigjet fyerjeve të Dukës: I ka recituar. Jam i bindur që dy fjali bashkë nuk di t’i shkruajë

Vazhdon lufta në rrjetet sociale mes Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, dhe  zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Ky i fundit përsëriti se shteti nuk do të subvenciononte sportin për sa kohë që ai nuk menaxhonte të ardhurat e tij e Duka e ktheu në një debat personal dhe politik, duke arritur edhe ta quante “kone” Braçen.

Zëvendëskryeministri nuk ka vonuar që të përgjigjet pasi ka lexuar këtë reagim, ndërsa ka premtuar se gjatë ditës së nesërme Duka do të marrë përgjigjen e mirëfilltë.

“Ha ha ha ha ha ha ha!

JA KY ËSHTË!

KY NIVEL ËSHTË, KAQ DI!

MADJE EDHE KËTO THJESHT I KA RECITUAR (RECITIM ËSHTË FJALË E MADHE), JAM I BINDUR QË DY FJALI BASHKË NUK DI T’I SHKRUAJË, ME ÇDO LLOJ MAKINE!

Por pa merak, nesër përgjigje qindarkë më qindarkë!”, ishin fjalët e Braçes në postimin e tij, që lë të kuptohet se kjo luftë në rrjetet sociale do të vazhdojë. /vipsport.al/