Bombë nga Spanja, Real Madrid kërkon Marash Kumbullën

Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit më të spikatur në Europë dhe një sërë klubesh të mëdha europianë kanë lëshuar grepat për të bërë të tyrin talentin e kombëtares sonë. Interi dhe Lacio duken dy skuadrat më afër tij, por një me atë që zbulojnë mediet spanjolle, gjithçka mund të kthehet përmbys për gjigantët italianë.

Nga vendi Iberik raportohet se Reali i Madridit po ndjek me kujdes paraqitjet e Marashit dhe 20-vjeçari është një nga objektivat e merkatos. Paraqitjet e tij të mrekullueshme me Veronën nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Zidan, që po shqyrton situatën e talentit tonë.

Kumbulla është lojtari, që ka pësuar më shumë rritje në merkato në Itali dhe Reali e di mirë këtë. Raportohet se në balotazh me Kumbullën është një tjetër ballkanas. Serbi Nikola Milenkoviç gjithashtu po vëzhgohet nga madrilenët dhe një mes tij dhe Kumbullës mund të përfundojë në “Santago Bernabeu”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final, teksa mund të jetë Kumbulla ai që do marrë stafetën e Serxho Ramos, i cili i ka kaluar prej kohësh të 30-tat dhe po mendohet për një zëvendësues. Gjithashtu edhe mospërshtatja e duhur e Militaos, e dërgon Madridin drejt Kumbullës e Milenkoviç. Vera po vjen dhe djali nga Malësia e Madhe pritet të ketë shumë “vapë” me gjithë ato oferta në tavolinë. /Denis Lala-vipsport.al/