Bjellorusia e pazakontë, dy shqiptarë luajnë futboll në “kushte” të vështira

Në Bjellorusi vazhdon të luhet normalisht futboll, pavarërisht se në tërë botën për shkak të pandemisë “COVID-19”, aktivitetet sportive janë ndërprerë. Në fushën e lojës në javën e tretë në Bjellorusi kanë zbritur edhe dy shqiptarët, Azdren Llullaku si dhe Elis Bakaj…

Llullaku e ka nisur titullar takimin me Shaktjor Soligorskin, ndaj Neman, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Shqiptari në fundin e pjesës së parë u ndëshkua më karton të verdhë, teksa në minutën e 62’ u largua nga fusha e lojës duke mos e gjetur rrugën e rrjetës.

Skuadra e Dinamo së Minskut, ku luan Elis Bakaj u mposht në fushën e vet me rezultatin 1-2 nga Sllavia Mozir. Ashtu si Llullaku edhe Bakaj, jo vetëm që nuk gjeti rrugën e rrjetës, por u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe madje në të 57-tën minutë u u ul në stol.

E.S./Vipsport.al/