Berisha: Jam i bindur se do prekim Europianin, qëndroni në shtëpi që të arrini të festoni fitoret e Kosovës

Bernard Berisha është detyruar tashmë të mos zbresë në fushën e lojës, por të qëndrojë i mbyllur në shtëpi në zbatim të masave të qeverisë ruse për shkak të përhapjes së koronavirusit. Nga Rusia ish-sulmuesi i Skënderbeut shprehet i bindur se Kosova do të arrijë t’i fitojë dy ndeshjet e ardhshme dhe do të prekë Europianin.

SITUATA– Për momentin gjendem me familjen time, me djalin tim dhe me gruan, pjesa tjetër e familjes gjendet në Kosovë. Edhe këtu sikur në gjithë botën është një situatë shumë jo e mirë, por po shpresojmë që në ditët në vazhdim ta kalojmë. Do të thotë i kemi ndërprerë stërvitjetet, kampionati është shtyrë deri më 30 maj dhe nuk dihet akoma a do të luhet apo do të përfundojë sezoni e ri në muajin gusht.

STËRVITJA– Ne sportistët nuk kemi shumë mundësi për të bërë shumë aktivitete sportive, por po mundohemi sadopak këtu në shtëpi, aq sa kemi mundësi të përgatitemi, por do të jetë shumë e vështirë. Dashtë Zoti që shumë shpejt ta kalojmë këtë sfidë.

SHTYRJA E NDESHJES ME MAQEDONINË E VERIUT- Mendoj që është një vendim i duhur duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendëmi. Edhe UEFA edhe FIFA e kanë parë të arsyeshme për ta shtyrë, për shkak se ne jemi në një moment që nuk po stërvitemi dhe dy finalet nësë fitojmë ndeshjen me Maqedoninë na pret një finale e madhe, por së pari duhet të përqendrohemi tek ndeshja me Maqedoninë. Shpresoj dhe besoj që kemi për ti fituar këto dy ndeshje që të bëjm krenar të gjithë shqiptarët.

MESAZHI– Ti dëgjojnë institucionet e shtetit tonë, dhe të jenë të kujdesshëm sepse mbi të gjitha është shëndeti në pytje. Në fund shpresojmë që shumë shpejt të kthehemi dhe të luajmë futboll, t’i shikojnë të gjithë ekipet e tyre të preferuara, lojtarët e tyre të preferuar dhe në fund kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme që shpresojmë që ne të arrijmë të fitojmë dhe ti bëjmë krenar të gjithë shqiptarët. /vipsport.al/