Belgjika i “vuri drynin” kampionatit, një shqiptar privatizon krahun e djathtë në formacionin e vitit

Belgjika u bë vendi i parë që vendosi të përfundonte para kohe kampionatin për shkak të koronavirusit duke ia dorëzuar trofeun në tavolinë ekipit që deri në atë moment po udhëhiqte klasifikimin, Klub Bryzh. Në fakt, UEFA i ka kritikuar për këtë vendim, megjithatë belgët mendojnë se në këto momente por edhe në muajt pasardhës do jetë e vështirë të mendohet për futboll.

Sakaq, me përfundimin e kampionatit ka qenë koha edhe për të publikuar formacionin e vitit. Bie në sy se pjesë e saj është edhe lojtari shqiptar, Mërgim Vojvoda.

Mbrojtësi i djathtë, që aktivizohet me skuadrën e Standart Liezh ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon duke qenë një ndër titullarët e padiskutueshëm të ekipit të madh në belg. Ndaj, ka pasur një post të merituar në 11-tëshen më të mirë të sezonit. /VipSport.al/