Bare: Nuk mund të zbres në fushë kur ka njerëz në luftë me jetën, në kohën e lirë nuk luaj kurrë në “Play Station”

Keidi Bare tashmë është shëruar plotësisht nga dëmtimi në shpinë që kishte pësuar kohë më parë dhe i kishte krijuar jo pak vështirësi. Tani është gati të zbresë në fushën e lojës për të ndihmuar Malagan.

Edhe pse futbollin e do shumë, Bare duket se është mjaft i përfshirë me situatën e vështirë që po kalon Spanja dhe për mediet spanjolle shprehet se nuk është dakort të zbresë në fushën e lojës teksa njerëzit luftojnë me vdekjen.

Pagat gjithashtu janë një çështje e rëndësishme në futboll, ndërkohë që gjithçka ka ngecur. Ndryshe nga një pjesë e madhe e klubeve në Spanjë, që kanë ulur pagat e lojtarëve, Bare deklaron se te Malaga nuk ka asnjë direktivë të tillë për momentin.

“Rëndësia e masave dhe shëndeti i njerëzve duhet të jetë e para. Unë nuk dua të luaj teksa spitalet janë të mbushur me njerëz që po vdesin. Nuk është normale që ndërsa disa vdesin, të tjerët luajnë futboll. Kur të ketë mbaruar gjithçka do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të luaj duke parë që ka njerëz të sëmurë që vdesin.

Me trajnerin flas pothuajse gjithmonë, ne telefonojmë njëri-tjetrin për të parë se si po shkojnë gjërat. Me kolegët ndodh e njëjta gjë. Për çështjen e pagave nuk kemi folur, askush nuk më ka kontaktuar. Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë.

Ndihem shkëlqyeshëm, i qetë sepse dëmtimi im ka kaluar. Ndihem i sigurt dhe mezi pres të luaj një ndeshje përsëri ose stërvitje përsëri në një fushë të madhe. Unë kurrë nuk vendos kufij për të arritur diku dhe të ndalem, gjithmonë dua të shkoj më tej. Unë nuk do të them kurrë se kaq ishte, futbolli im ka mbaruar. Unë do të rritem dhe do të bëj më shumë, unë jam shumë i qartë në lidhje me këtë.

Pastaj luaj me prindërit e mi, telefonoj miqtë e mi, të cilët bisedojnë me ta gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë lexojnë një libër. Kështu që koha kalon, nuk mund të bëj asgjë interesante. Unë kurrë nuk kam luajtur ‘Play Station’, nuk më pëlqen. Më pëlqejnë serialet dhe filmat”, përfundoi mesfushori i kombëtares sonë. /vipsport.al/