Barcelona “fut hundët” në objektivat e Tares, gati oferta për yllin e Milanit

Alesio Romanjoli duket çdo ditë e më larg Milanit. Mbrojtësi duket se nuk pranon të rinovojë pa një rritje të ndjeshme të pagës dhe largimi duket shumë afër. Lacio ka hyrë në garë për shërbimet e tij, por duket se Barcelona ka vendosur t’ia bëjë jetën të vështirë Igli Tares.

Mediat italiane raportojnë se klubi spanjoll po e vëzhgon me kujdes situatën e kapitenit kuqezi dhe pritet që në verë të hidhet në sulm me një ofertë konkrete. Propozimi i katalanasve pritet t’i afrohet 50 milionë eurove dhe Lacio do të dilte menjëherë nga gara për yllin e kombëtares italiane.

Te Barça pritet të largohet Umtiti dhe zëvendësuesit e mundshëm të tij janë disa, përfshirë edhe Romanjolin dhe Felipen e Lacios. Mbetet për tu parë se cila do të jetë zgjedhja e katalanasve teksa kontrata e Romanjolit përfundon në verën 2022 dhe katalanasit kanë mundësi ta ulin ndjeshëm vlerën e operacionit. /vipsport.al/

during the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Stadio Friuli on August 25, 2019 in Udine, Italy.