Bakaj i pafat në ndeshjen e fundit në Bjellorusi, sulmuesi lë fushën me barrelë

Bjellorusia vazhdon me kokëfortësinë e saj duke vijuar normalisht kampionatin, pavarësisht se koronavirusi është shndërruar në një makth botëror. Edhe në këtë fundjavë, ekipet zbritën në fushë, teksa nga minuta e parë startoi edhe Elis Bakaj me Brest.

Por, nuk ishte një ditë e mirë për kampionët në fuqi dhe sulmuesin shqiptar. Brest u mposht në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër, Bakaj u dëmtua dhe në minutën e 57 u detyrua ta linte fushën e lojës me barrel.

Tashmë, pritet që në ditët në vijim të dalin edhe më shumë detaje për dëmtimin e shqiptarit. Ish-futbollisti i Tiranës është transferuar këtë sezon te Brest teksa në tre ndeshje me fanellën e re, nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës por ka dhuruar një assist. /VipSport.al/